Këtu gjeni gjithçka për porosinë dhe transportin (orare, çmime) si dhe rregullat e anulimit, kthimit dhe rimbursimit të produktit.
Transporti për tek adresa juaj bëhet cdo ditë të javës nga e Hëna deri të Dielën. E rëndësishme për ne është që ju të merrni porosinë e paguar, kështu ne mundohemi të ju kontaktojmë në cilën do mënyrë që ju zgjidhni për të ju kontaktuar. Mënyrat e komunikimit me ne: forma e kontaktit në faqen Kontakti — përgjigjemi brenda ditës (Hën–Sht 09:00–20:00).
Nëse keni kryer pagesën dhe keni vendosur një adresë tjetër dhe dëshironi ta ndryshoni atë, ju mund të kontaktoni Shërbimin ndaj Klientit për ta evidentuar këtë ndryshim, apo ta njoftoni korrierin për ndryshim adrese në momentin që korrieri ju thërret për të ju njoftuar që porosia është duke ardhur.
Te gjitha dergesat ne Repuliken e Shqiperis & Maqedonin e Veriut arrijne brenda 3-5 dite pune.
Korrieri ynë në momentin që ju dorzon pakon/porosinë, ju nënshkruani për pranimin e saj me qëllim të evidentimit në sistemin digjital për tracking order. Pakot nuk hapen në momentin e pranimit të tyre, vetëm nëse ne shohim të arsyeshme hapjen e paketimeve të produkteve të veçanta. Për informata shtesë mund të na kontaktoni përmes formës së kontaktit në faqen Kontakti.
Ne ofrojmë transport në tërë territorin e Kosovës brenda 48 orëve, si dhe dërgesa për Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut brenda 3–5 ditëve të punës. Mënyra e transportit zgjidhet gjatë përfundimit të porosisë (ARKA).
Çmimi i Transportit Standard është 2€ brenda Kosovës.
Çmimi i Transportit Standard është 5€ brenda Shqipëris (opsioni "Pako e vogël"); për "Pako e madhe" transporti i veçantë është falas.
Çmimi i Transportit Standard është 5€ brenda Maqedonis.
Në momentin që keni kryer pagesën për porosinë tuaj, dhe ju keni vendosur të anuloni një produkt apo të bëni ndonjë ndryshim në porosi ju lutemi kontaktoni Shërbimin e Klientit sa më shpejt të jetë e në mënyrë që të mund të intervenohet nëse është e mundur. Nëse ne nuk jemi në gjendje të anulojmë apo ta ndryshojmë porosinë ju mund të kontaktoni për të parë mundësinë e kthimit të tij.
Për më shumë informata mbi kthimin e mallit ju lutem të vizitoni faqen Transporti dhe Kthimet.
Porosia mund të anulohet ose të ndryshohet duke kontaktuar GER GROUP sa kohë që nuk është dërguar ende. Pas konfirmimit për dërgesë ose pas dorëzimit te korrieri, anulimi i plotë mund të mos jetë i mundur dhe porosia trajtohet sipas procedurës së kthimit.
Nëse kërkohet anulim i pjesshëm i sasisë para dërgimit, diferenca e paguar rimbursohet sipas mënyrës së pagesës ose në llogari bankare, sipas rastit.
Rimbursimi aprovohet vetëm pasi kërkesa të shqyrtohet dhe produkti i kthyer të verifikohet nga GER GROUP. Rimbursimi mund të realizohet kur:
Për informata shtesë ose për të nisur një kërkesë për anulim, kthim apo rimbursim, ju lutemi kontaktoni formës sonë të kontaktit në faqen Kontakti.